Merkato e Bylisit, në bisedime me ish-mesfushorin e Besës

Bylisi ka filluar të mendojë seriozisht për merkaton dhe synon të përforcohet sa më shumë për sezonin e ri, që do e shohë në Superiore. Edhe pse u shpallën kampionë të Kategorisë së Parë, drejtuesit po mendojnë të krijojnë një skuadër thuajse të re, që të konkurrojnë në Superiore.

Një nga emrat e përfolur për t’iu bashkuar ballshiotëve është Donald Mëllugja, futbollist që e mbylli sezonin e shkuar me Besën e Kavajës. 24-vjeçari luajti 19 ndeshje në Kategorinë e Parë, ku 18 prej tyre i nisi si titullar. Mëllugja ka shënuar dhe një gol me fanellën e kavajasve.

Mesfushori dhe klubi i Besës nuk kanë preferuar të mos vazhdojnë bashkëpunimin dhe me shumë gjasa, 24-vjeçari i lindur në Burrel do të vazhdojë karrierën e tij te Bylisi.

Bylisi feston fitoren me Vllaznine 3-1

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *