Venecia e pafat, 11-metërshat mbajnë në Serie B Salernitanën

Venecia nuk ia doli të përmbyste Salernitanën në ndeshjen “Play-Out” të Serie B. Skuadra e drejtuar nga Serse Kosmi i duhet të fitonte me të paktën 2 gola diferencë për të zhvleftësuar humbjen e 2 –  1  të pësuar në takimin e parë.

Goli i Modolos në minutën e 41-të nuk mjaftoi për venecianët. Rezultati qëndroi i pandryshuar përgjatë të gjithë pjesës së mbetur të ndeshjes dhe skuadrat iu drejtuan goditjeve të 11-metërshave.

Fati nuk ishte me lojtarët e Venecias, të cilët humbën dy penallti, ndërsa te Salernitana nuk pati vend për gabime. Në këtë takim u aktivizua nga stoli mbrojtësi shqiptar Hysen Memolla.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online