Kukësi ia bën “bam”, zyrtarizohen afrimet e para

Kukësi ka nisur me lëvizjet në hyrje. Ditën e sotme është njoftuar se janë nënshkruar kontratat me dy futbollistë, portierin ilir Avdyli dhe mbrojtësin Emiljano Musta. I pari ka bashkëpunuar më parë me trajnerin Ernest Gjoka te Kamza, ndërsa tjetri u mor nga Flamurtari.

Musta ishte protagonist në humbjen që Kukësi mori nga vlonjatët, teksa shënoi një gol mjaft të bukur në “Elbasan Arena”. Tashmë “xholi” do të jetë pjesë e verilindorëve dhe trajneri Gjoka do të ketë një dispozicion një lojtar që mund të përshtatet në disa role.

NJOFTIMI – “F.K. Kukësi njofton arritjen e marrëveshjeve me futbollistët Ilir Avdyli dhe Emiljano Musta. Dy futbollistët kanë firmosur me klubin tonë kontratë 1 vjeçare. Portieri Avdyli vjen nga skuadra e Kamzës ndërsa mesfushori Musta nga ajo e Flamurtarit. Dy lojtarët janë afrimet e para të skuadrës sonë, ndërkohë që prezantimi i tyre do të bëhet shumë shpejt në ambientet e klubit tonë. Faleminderit!”, njofton klubi i Kukësit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *