Kritikat për Eros Grezdën në Skoci janë shtuar shumë kohët e fundit. Sulmuesi shqiptar sapo mbylli një sezon me shumë ulje-ngritje, për shkak të dëmtimeve të shumta. Rejnxhërsi investoi plot 2 milionë sterlina për sulmuesin kuqezi dhe t gjithë prisnin që ai të shpërthente.
Megjithatë, ky transferim nuk ka shkuar ashtu siç mendohej në fillim. Gazetari i MailSport për klubin e Rejnxhërs, Skot MekDermont, nuk i kurseu kritikat për menaxhimin e klubit skocez, si dhe për sulmuesin shqiptar, Eros Grezda:
“Kur flet me drejtorët teknikë, skautët, njerëzit përgjegjës për rekrutimet e reja te Rejnxhërs, kupton se ata nuk e njohin aspak lojtarin, por shikojnë CV-në e tij. Kjo gjë ka ndodhur dhe me Grezdën, që për mua është transferimi i dështuar i vitit në kampionatin skocez”.