Merkatoja e Barcelonës pritej të hapej prej kohësh, me Antuan Grizman që supozohej të ishte një lojtar i katalanasve tashmë. Gjithsesi, javën e shkuar bëri bujë lajmi që lojtarët blaugrana nuk e duan francezin në “Camp Nou”.
Sidoqoftë, është trajneri i Barçës që mendon ndryshe. Siç raportojnë mediat spanjolle, Ernesto Valverde ka dhënë dritën jeshile për Grizman, me drejtuesit e klubit që pritet të nisin sulmin për të siguruar shërbimet e tij.
? No genera consenso en el vestuario
? Ya lo esperaba el año pasadohttps://t.co/kY3w9ALNJY— AS (@diarioas) June 5, 2019
Pavarësisht se lojtarët nuk e pëlqejnë një lëvizje të tillë, numri një i stolit katalanas duket se e ka marrë vendimin dhe tashmë, Grizman duket gjithnjë e më pranë Barcelonës.