Divok Origi është padiskutim heroi i Liverpulit këtë sezon në Champions League, pasi tre golat e shënuar nga belgu, i dhanë praktikisht trofeun prestigjioz të kuqve. Dy gola në gjysmëfinale përballë Barcelonës dhe goli në finale kundër Totenhemit, e bënë Origin një hero në tifozerinë e Liverpulit.
Edhe ish-futbollisti i të kuqve, Piter Krauç, është një admirues i sulmuesit belg dhe ishte gati t’i vendoste emrin “Divok” djalit të tij të sapolindur. Krauç postoi në “Twitter” lajmin së fëmija i tij i katërt erdhi në jetë, është djalë dhe do të ketë emrin “Divok”.
Ky postim i sulmuesit çmendi rrjetin dhe të gjithë po flisnin për vendimin e anglezit. Megjithatë, pak çaste më vonë, Krauç postoi sërish, duke thënë se emri ka ndryshuar, pasi bashkëshortja e tij nuk ishte dakord.
Our boy is beautiful the name is still to be clarified unfortunately Abs not going for Divock Samrat
— Peter Crouch (@petercrouch) June 4, 2019