Juve do yllin e Lionit, dy ekipe angleze i prishin punë

Juventus dëshiron të formojë një mesfushë më konkuruese se ç’ishte kjo e këtij sezoni. Ndombele i Lionit është një nga objektivat, të  cilin “Zonja” e ka vënë në shënjestër që në merkaton e janarit. Vlera e tij në dimër ishte 70 milionë euro. Çmim që klubi italian mund ta përballonte. Gjërat tani kanë ndryshuar. Interesi i shtuar i Totenhem dhe Mançester Junajtid ka sjellë rritjen e ndjeshme të çmimit të lojtarit.

Si shkak Juventusi mund të heqë dorë nga blerja e tij. Ata nuk janë të gatshëm të ofrojnë një shumë prej 100 milionë eurosh, sa kërkon Lioni. Kështu, Paratiçi dhe Nedved do të shohin për lojtarë të tjerë që ofron tregu. Por mund të ketë një zgjidhje edhe për të siguruar paratë e blerjes së 22-vjeçarit. Nëse Pjaniç shitet te Reali, në Torino do të vinte një dorë e mirë të ardhurash.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *