Sabien Lilaj nuk është më lojtar i Gabalës në Azerbajxhan dhe këtë merkato, do të studiojë ofertat më të mira. Si një lojtar i lirë, mesfushori kuqezi ka folur për Supersport, ku është përgjigjur për një rikthim të mundshëm te Skënderbeu. Po ashtu, Lilaj komentoi dhe për titullin e Partizanit:
“Rikthim te Skënderbeu? Tani jam lojtar i lirë, pres oferta. Kam pasur oferta por ende nuk janë të duhurat.Kurrë mos thuaj kurrë, nëse do jenë të njëjta çmime dhe kushte. Kam biseduar me Takajn më ka thënë se jam i mirëpritur, ku ka mirë, pranë familjes. Por, në radhë të parë duhet të fitojnë në KAS.
Titulli i Partizanit? I merituar “E kanë merituar, nuk e di pse ka çaluar Kukësi, ndoshta sepse ka ndërruar shumë trajnerë, Skënderbeu ka pasur problemet e veta dhe mendoj se Partizani e ka merituar”, tha Lilaj.