Nesta e mbyll te Peruxhia, mund të kthehet te dashuria e parë!

Alesandro Nesta nuk do të jetë më trajner i skuadrës së Peruxhës. Eliminimi në ndeshjen e play-off ndaj Veronës solli që 43-vjeçari të njoftonte ditën e sotme  “divorcin” me klubin e Serie B, ku punoi për një sezon.

Në një postim në rrjetin social “Instagram”, Nesta shkroi:  “Sot mbaron një eksperiencë e pabesueshme që më lejoi të rritem, teksa bëja punën që dashuroj. Falënderoj klubin e Peruxhës, djemtë e mi dhe tifozët bardhekuq që më mbështetën  përgjatë një me pasion e krenari, në stadium dhe në rrugë”.

https://www.instagram.com/p/Bxumqojo1JY/?utm_source=ig_web_copy_link

Mediet italiane kanë filluar të flasin për skenar ku Nesta mund të emërohet si trajneri i skuadrës së Lacios, ekip ku hodhi hapat e parë të karrierës dhe u kthye në një ndër futbollistët më të mirë në Itali.

Simone Inzagi duket gjithmonë e më pranë largimit drejt Juventusit, çka rrit gjasat për këtë lëvizje. Me Peruxhën, Nesta arriti të kapte fazën play-off edhe pse me një buxhet të limituar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *