Zëvendësuesi i Alegrit, në krye të listës një “ish-rival”

Divorci mes Juventusit dhe Maks Alegrit pritet të sjellë një “çoroditje” të pankinave të gjigantëve evropianë. Siç tregon “Sport Italia”, Mauricio Sarri është dëshira më e madhe e ”Zonjës”, i cili në të kaluarën ka drejtuar dhe Napolin duke rivalizuar pikërisht bardhezinjtë për Serie A.

Italiani, që aktualisht drejton Çelsin, shihet si ndër të vetmit që arrin ta shfrytëzojë talentin ofensiv të bardhezinjve. Me një ekip me sulmues të klasit botëror, 60-vjeçari është në gjendjë të krijojë një ekip me lojë tërheqëse.

Megjithatë Sarri nuk është alternativa e vetme, pasi emra si Antonio Konte, Didier Deshamp apo Zhoze Murinjo janë në balotazh për të marrë timonin e një superfuqie si Juventus. Konte pëlqehët më shumë prej tyre. Nedved dhe Paratiçi me interesin e tyre kanë ndaluar negocimet mes Interit dhe ish-trajnerit të kombëtares italiane. Gjithsesi alternativa Konte qëndron pas Sarrit deri në këto momente.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *