Zhoao Kanselo la Interin në verë për t’u transferuar te Juventusi. Sezoni me bardhezinjtë nisi mirë për anësorin portugez, por më pas paraqitjet nuk ishin bindëse dhe forma e lojtarit shkoi në rënie.
25-vjeçari (i mbush me 27 maj), i cili bën mirë të gjitha rolet e krahut të djathtë, mund t’i japë lamtumirën bardhezinjve në verë. Cilësitë e tij pëlqehen shumë nga Pep Guardiola.
Spanjolli e dëshiron Kanselon te Siti i tij dhe është gati të paguajë 60 milionë euro për kartonin e lojtarit. Dakord është edhe Juventusi, që do të dilte 28 milionë euro fitim. Alegri ka dhënë lejë për largimin e mbrojtësit dhe tani mbetet të arrihet marrëveshja përfundimtare.