Ronaldo: Tani skandalizohen për gjithçka, mua nuk më mbronte askush!

Ronaldo Luiz Nazario De Lima është një ndër lojtarët dhe sulmuesit më të mëdhenj që ka njohur historia e futbollit. Braziliani prej kohësh e ka mbyllur me futbollin e luajtur dhe drejton klubin e Vajadolid si president.

Së fundmi, në një rrëfim për “Marcan”, Ronaldo ka zbuluar shumë detaje nga jeta e tij personale, ku në qendër të vëmendjes ishte padyshim episodi i ndodhur në vitin 1998, ku një natë përpara finales së Kupës së Botës ndaj Francës, sulmuesi pati një krizë, që ende edhe sot është një mister.
Ronaldo tha se kishte frikë mos e njëjta gjë i ndodhte edhe në vitin 2002, ku Brazili përballej me Gjermaninë në finalen e Kupës së Botës, e cila zhvillohej në Kore të Jugut dhe Japoni.

“Një natë përpara finales së madhe në Jokohama të gjithë shkuan për të fjetur dhe unë mendoja gjatë gjithë kohës vetëm diçka dhe i thoja vetes: ‘Dreqin, nuk dua të fle’. Kërkova dikë për të folur dhe gjeta Didan dhe i thashë: ‘Jo të lutem, ti do të qëndrosh me mua’. Nuk fle asnjëherë për shkak të frikës se mos më ndodh përsëri. Dida qëndroi me mua gjatë gjithë kohës.”
Më pas, Ronaldo preku edhe temën e përfolur shumë për të, ku në fundin e karrierës së tij, u shëndosh jashtëzakonisht shumë. Gjithashtu, braziliani foli edhe për çështjen e të pasur fëmijë.

“Njerëzit mobilizohen për shumë gjëra. Për shembull në rast se je i zi, apo në rast se je gay. Nuk mbaj mend të më mbronte njeri kur më quanin të shëndoshë. Gjithsesi, nuk është se më interesonte.

Kam bërë vazektomi, por kam ngrirë spermë të mjaftueshme për të formuar një ekip futbolli, nëse do gruaja ime.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online