Pol Pogba dhe kalimi i tij te Reali i Madridit është padyshim lajmi më i përfolur në prag të merkatos së verës, me francezin që pritet të largohet nga “Old Traford”. Pikëpyetjet më të mëdha janë për sa i përket shifrës së transferimit si dhe pagës që do të këtë mesfushori.
Sipas asaj që raporton së fundmi “Libertad Digital”, Realit do t’i duhet të paguajë gati 150 milionë euro, por nuk është ky problemi i vetëm. Thuhet se menaxheri i Pogba, Mino Raiola ka kërkuar diçka më shumë se 20 milionë euro, ndërsa lojtari francez kërkon një pagë prej 17 milionë eurosh.
Aktualisht, Pogba paguhet 12 milionë euro në Mançester, teksa me kalimin në Madrid ka kërkuar 5 milionë më shumë. Topi duket se është në fushën e Realit, me madrilenët që duhet të vendosin nëse do të pranojnë këto kushte…