Burrë e grua arbitrojnë të njëjtin ekip në një ditë, tifozi: Meritojnë plumbin!

Rrjetet sociale i japin mundësinë çdokujt të shprehë lirshëm mendimin e tij për çfarëdo lloj teme. Megjithatë, disa njerëz shpeshherë nuk i njohin limitet dhe rrëmbehen nga nervat e momentit.

Një gjë e ngjashme ka ndodhur me një tifoz të Arsenalit. “Topçinjtë” u poshtëruan nga Leister Siti në transfertë dhe e humbën ndeshjen 3-0. Gjykimi i ndeshjes nga Majkëll Oliver nuk i ka pëlqyer një tifozi të “Gunners”.

E veçanta është se edhe gruaja e Oliver punon si gjyqtare futbolli. Ajo ka qenë në fushë ditën e djeshme dhe ka arbitruar ekipin e femrave të Arsenalit, të cilat fituan 4-0 finalen e Super Ligës. Unikale dhe pothuajse e pabesueshme që burrë dhe grua arbitrojnë në të njëjtën ditë të njëjtin ekip.

Lusi Oliver

Tifozi ka kërcënuar ashpër arbitrin në rrjetet social, madje nuk ka kursyer as gruan e tij “Oliver meriton që t’i fusin një plumb kokës. Është absolutisht e turpshme se si arbitrat kryesorë mund të marrin vendime të gabuara pa pasur pasoja. Majkëll dhe Lusi meritojnë më të keqen”, shkruan në “Twitter” ultrasi anglez.

Kjo nuk është hera e parë që Oliver përfundon në këtë lloj situate. Vitin e kaluar ai arbitronte ndeshjen e kthimit në Champions, Real Madrid-Juventus. Bardhezinjtë po fitonin 0-3 dhe ndeshja po shkonte drejt shtesës, por anglezi akordoi një penallti për Realin, që u kthye në gol nga Ronaldo.

Ekipi spanjoll avancoi më tej duke fituar për të tretën herë rresht trofeun, ndërsa faqja e arbitrit u “bombardua” nga kërcënimet e tifozëve të Juventusit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online