Ish-trajner i kombëtares shqiptare, Kristian Panuçi, është rikthyer të punojë si analist në studion e “Rai Sport”.
Së fundmi, tekniku italian bëri disa komente mbi raportin që ekziston midis Luçiano Spaletit dhe Mauro Ikardit, ndër të tjera Panuçi diskutoi dhe mbi opsionet e së ardhmes të ketyra dy figurave të rëndësishme të klubit të Interit.
“Ne nuk mund të futemi në çështje brenda familjes, por kapiteni duhet të jetë dikush që të tregojë vlerat e tij kur futet në dhomën e zhveshjes. Personalisht besoj se nëse Spaleti vazhdon të jetë trajneri i Interit, do të jetë e vështirë që Ikardi të qëndrojë”.
“Kam punuar me Luçianon kur kam qenë lojtarë. Është një ndër më të mirët. Këtë sezon mund të qortohet vetëm për eliminimin në fazën e grupeve të Champions-it. Një njeri si Spaleti fillon të ndryshojë vetëm nëse fillon të ketë probleme me dhomën e zhveshje. Nëse do të vijë Konte, ai do të ketë bërë gati një listë shpenzimesh. Të mos harrojmë refuzoi Real Madridin”.
“Nëse ai ikën në Torino, kush do të largohet. Duhet një emër. Dibala për shembull. Por Juventusi në këto momente ka në nevojë mbi të gjitha për një mbrojtës. Ikardi është një lojtar i madh, që gjithmonë ka lënë shenjë në fushë”.