Tomas Tuhel ia ka bërë të qartë drejtuesve. Çdo ekip ka nevojë për përforcime, pavarësisht yjeve që ka në përbërje, por PSG ka shumë nevojë për një mesfushor të madh.
Fiksimi i fundit quhet Miralem Pjaniç dhe drejtuesit janë gati t’i plotësojnë dëshirën trajnerit gjerman. Sipas mediave franceze, PSG ka gati 70 milionë euro për boshnjakun e Juventusit.
Kjo nuk është hera e parë që PSG interesohet për Pjaniç, por kësaj radhe ata shpresojnë që të bindin kampionët e Italisë me 70 milionë eurot e ofruara.
Qendërmesfushori pëlqehet shumë edhe nga Reali i Madridit. Zidan po tenton të bindë Pol Pogba që të transferohet në Madrid. Nëse nuk ia del do t’i rikthehet pistës Pjaniç.