Mavraj hedh pas krahëve dëmtimin, tani titullar

0

Margim Mavraj u dëmtua dhe mungoi disa ndeshje për shkak të një dëmtimi që pësoi në sfidën kundër Sandhauzen. Problemet me shpinën e penalizuan qendërmbrojtësin, i cili një javë më parë nisi normalisht përgatitjet.

Gjithsesi në takimin kundër Arminia Bilefeld u la pushim. Ingolshtadi ia doli të merrte tre pikët dhe shpreson të mbijetojë në Bundesliga 2. Mavraj ndërkohë është plotësisht gati, pasi stafi teknik e ka përzgjedhur të luajë nga fillimi në ndeshjen kundër Dinamo Dresden. Skuadrat zbresin në fushë prej orës 18:30.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.