Bregu: Ua dhamë përgjigjen në Berat, edhe me Elbasanin për 3 pikët

0

Apolonia, pasi fitoi në transfertë me Tomorin, këtë herë luan sërish jashtë dhe ndaj Elbasanit. Fierakët kërkojnë të respektojnë garën dhe e kanë premtuar diçka të tillë. Gjithsesi sjellja në fushë e ekipit bardhejeshil do tregojë gjithçka. Lojtarët, por së fundmi edhe një nga drejtuesit, administratori OIsi Bregu, premtojnë maksimumin.

Për SportEkspres.com, Bregu thekson se skuadra e tyre nuk është ndërtuar për kompromise, por për një futboll të pastër. “Apolonia është skuadër serioze dhe garën e ka vlerësuar maksimalisht. Në këtë fazë të tretë ka patur shumë aludime për skuadrën tonë, por nga fitorja jonë në Berat javën e kaluar besoj se e kanë marrë përgjigjen reale”, shprehet Bregu.

Zyrtari i Apolonisë premton se edhe në Elbasan gjithçka do të vendoset në fushën e lojës. “Në Elbasan është ndeshja e radhës dhe nga ana jonë është vlerësuar maksimalisht, ashtu si të gjitha ndeshjet e tjera. Edhe këtu janë tri pikë në lojë dhe ne do të jemi në fushë vetëm për të marrë fitoren”.

AGRON KAJA

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.