Bajerni i Mynihut është skuadra e dytë finaliste e Kupës së Gjermanisë. Bavarezët mundën 3 – 2 vendasit e Verder Bremen dhe tani vënë në diskutim trofeun përballë Lajpcigut.
Në fillim u duk se do të ishte një ndeshje shumë e thjeshtë për skuadrën e Niko Kovaç, që u shënoi dy gola e parë të takimit me anë të Levandovskit dhe Myler, por më pas Verderi u “zgjua”.
MINUTAT E ÇMENDURA – Milot Rashica ishte protagonist absolut, pasi sulmuesi nga Vushtrria ia ka dalë të asistojë dhe të shënojë, duke bërë që tifozët e Verderit të përjetonin një moment fantastik në minutat 74 e 75.
Fillimisht djaloshi nga Vushtrria ia doli me sukses të pasonte në zonë për Osako, i cili u tregua i saktë dhe e çoi takimin në 2-1. Një minutë më pas vetë Rashica vallëzon në mbrojtjen e Bajernit dhe e dërgon topin në rrjetë, duke barazuar gjithçka në 2-2.
Festa nuk zgjati shumë, pasi pesë minuta më pas u akordua një penallti për Bajernin e Mynihut. Protesta të shumta, por nuk ka dyshime për vendimin e arbitrit. Levandovski tregohet i saktë nga pika e bardhë e 11-metërshit dhe i jep epërsinë Bajernit.
Verder Bremen 2 – 3 Bajern
Shënues: Osako 74’, Rashica 75’ / Levandovski 36’, 80’ (pen) Myler 63’