Kategoria e Dytë | Tërbuni fiton finalen ndaj Gramshit, Shkumbini ia del me 10 lojtarë

Tërbuni ka marrë një fitore shumë të rëndësishme ndaj Gramshit. Skuadra pukjane mundi ekipin vizitor me rezultatin 2 – 0. Tani kur kanë mbetur vetëm katër ndeshje nga fundi i kampionatit, ekipi i drejtuar nga Oltion Kërnaja mban vendin e parë me katër pikë diferencë nga ndjekësit e Partizanit B, të cilin e presin fundjavën e ardhme në Pukë.

Ekipi rezervë i të kuqve regjistroi një fitore me shifrat 2 – 0 ndaj Luzit. Ndeshja e tjetër e Grupit A midis Vllaznisë B dhe Adës u fitua nga vendasit të cilët morën tri pikët falë një goli në limite të Millës.

GRUPI A

Tërbuni 2 – 0 Gramshi
Shënues: Myrta 11’, Taku 18’

Partizani B 2 – 0 Luzi
Shënues: Hasa 21’ (pen), 40’

Vllaznia B 3 – 2 Ada
Shënues: Hoxha 35’ (pen), Shema 48’, Milla 90+4 / Frruku 20’, Koçeku 70’

Shkumbini dhe Devolli vazhdojë ecurinë e fitoreve. Peqinasit kanë marrë tri pikë arta falë fitores 1 – 0 në transfertë me Maliqin dhe mbajnë distancën nga vendi i dytë me një pikë diferencë nga ekipi juglindor. Skuadra e drejtuar Artan Bano mbeti me 10 lojtarë gjatë pjesës së parë, por përsëri ia doli të merrte tri pikët. Për të festuar rikthimin në të Kategorinë e Parë, Shkumbinit i duhet të fitojë edhe tri ndeshjet e mbetura ndaj Delvinës, Skraparit dhe Albpetrolit.

GRUPI B

Maliqi 0 – 1 Shkumbini
Shënues: Byzhiti 31’

Këlcyra 3 – 1 Skrapari
Shënues: Këndella 57’, Boni 60’, Mahmutaj 90+1’ / Guri 37

Devolli 1 – 0 Albpetrol
Shënues: Rapo 66’

Butrinti 3 – 1 Memaliaj
Shënues: Bazajo 6’, Llojaj 60’, Grami 70’ / Kodhelaj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *