David De Gea është një nga emrat që përmendet më shpesh kur vjen diskutimi për portierin më të mirë në botë. Megjithatë, portieri spanjoll në javët e fundit ka bërë paraqitje për t’u harruar.
Gjithçka nisi me një gabim amatoresk në gjuajtjen e Granit Xhakës në sfidën kundër Arsenalit, të cilën Mançester Junajtid e humbi 2-0. Më pas, De Gea bëri një tjetër gabim, atë kundër Barcelonës, duke i dhuruar golin e dytë Lionel Mesit.
Edhe në takimin e sotëm kundër Evertoni, Gylfi Sigurdson gjuan nga 30 metra, një goditje jo shumë e fortë dhe jo shumë larg De Geas, megjithatë spanjolli nuk arrin ta ndalë. Një gabim që i dha avantazhin e dyfishtë Evertonit dhe Junajtid duket në një moment shumë të errët.