Gol fitoreje për Xhejmsin, vetëm barazim për Manajn e Mavrajn

Gabala siguroi një fitore në transfertë kundër vendit të fundit. Ekipi i Sabien Lilajt (nuk ishte në formacion) dhe Xhejms Adeni mposhtën Keshlen me rezultatin 1-2. Ishte nigeriani, ai që zhbllokoi ndeshjen dhe hapi serinë e golave në minutën e parë të pjesës së dytë.

Goli i nëntë në kampionatin azerbajxhanas për 26-vjeçarin, i cili ndodhet në vendin e tretë në renditjen e golashënuesve më të mirë. Kjo fitore e ngjit Gabalën në vendin e katërt me 33 pikë, dy më pak se Sabaili i vendit të tretë.

Albasete e Rei Manajt nuk shkoi më shumë se një barazim në shtëpi kundër Elkes. Vendasit po udhëhiqnin deri shtatë minuta nga fundit, por Kastro barazoi rezultatin dhe ndeshja përfundoi 1-1. Sulmuesi lushnjar u hodh në fushë nga trajneri Ramis në minutën e 85’.

Mërgim Mavraj vazhdon të jetë i dëmtuar, ndërsa Ingolshtadi u ndal në barazim në shtëpi. 1-1 përfundoi përballja kundër Holstein Kiel, që garon për një vend në elitë. Vendasit renditen në vendin e parafundit me 23 pikë, shtatë pikë larg zonës së qetë dhe katër larg zonës “play-out”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *