Monçi, ish-drejtori sportiv i Romës dhe aktualisht tek Sevija, është kthyer të flasë për Italinë dhe momentet e bukura e negative të kaluara atje. Shprehet se u kthye më shpejt se duhet te Sevija dhe foli për derbin e orës 20:45 me Real Betis. Pohoi se nuk do ta kishte problem të rikthehej përsëri te romanët.
Derbi Sevija vs Real Betis- “Në Itali kam përjetuar derbin e Romës me Lacion. Ky i sotmi nuk ngjan shumë me të. Më shumë ngjan me Xhenoa-Sampdoria. Ai luhet kudo, në rrugë, lagje apo supermarket. Janë 11 lojtarë që përfaqësojnë 100 mijë të tjerë.”
Kthimi tek Sevija- “U ktheva këtu më herët se e prisja. Rezultatet nuk janë ato që kisha menduar, por nuk pendohem. Sevija ka evoluar dhe kjo më shtyu të vija. Më janë ofruar projekte më interesante, por zgjodha këtë dhe do të qëndroj. Jam 80% drejtor sportiv dhe 20% tifoz. Këtë javë jam më shumë tifoz.”
Koha e kaluar në Romë- “Nata më e mirë ishte përmbysja ndaj Barcelonës. E keqja humbja me Porton. E kisha të vështirë të qëndroja larg familjes. Gjithsesi do të kthehesha pa problem në Romë.”