Hames bëhet “mollë sherri”, Hënes dhe Rumenige nuk pajtohen

Bajerni i Mynihut pagoi 12 milionë euro në gushtin e 2017-ës për ta huazuar për dy sezone kolumbianin Hamez Rodrigez, në marrëveshjen e nënshkruar mes palëve ekziston një opsion që kartoni i lojtarit të kalojë në pronësinë e klubit gjerman.

Kosto e blerjes përfundimtare të 27-vjeçarit është 47 milionë euro dhe tani ka ardhur momenti për të vendosur.

Sipas medies së njohur gjermane “Bild”, dyshja drejtuese e Bajerit, Uli Hënes dhe Karl-Hainc Rumenige nuk ndajnë të njëjtin mendim për të ardhmen e lojtarit. Presidenti Hënes është kundër blerjes së lojtarit, ndërsa drejtori ekzekutiv, Rumenige, është pro.

Hames u shpall lojtari i muajit mars nga faqja zyrtare e Bundesligës pas paraqitjeve fenomenale me baravarezët. Kolumbiani pati një fillim sezoni të dobët, por tani është vënë në “marshin” e duhur dhe po tregon se është i aftë të bëjë diferencën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *