Marçelo Lipi është njëri prej trajnerëve më të mëdhenj në Itali dhe jo vetëm, pasi ka arritur të fitojë shumë trofe, ,mbi të gjitha CHampions Ligën e fundit dhe Juventusin dhe Botërorin e fundit me Italinë. 71-vjeçari (i mbush të premten) ka komentuar penalltinë e pa dhënë për Milanin në ndeshjen kundër Juventusit.
Fakti që arbitri Fabri nuk e dha shkaktoi polemika të shumta në vendin fqinj. Juventusi akuzohet nga të gjithë për favorizime arbitrare dhe kjo ndodh prej shumë kohësh.
Ish-trajneri bardhezi mendon se arbitri kryesor gaboi. Ai kishte shansin t’i lumturonte të gjithë me akordimin e penalltisë për kuqezinjtë e Gatuzos. Përtej batutës, ajo ishte penallti, e pa edhe në video, por sërish nuk e dha!
“Çështja e titullit në kampionatin italian është mbyllur tre muaj më parë. Nuk është diçka e mirë, por kështu është. Edhe në Francë kjo situatë është. Mendoj se Fabri (arbitri i ndeshjes Juventus-Milan) ka humbur shansin e jetës. Ai do të ishte duartrokitur nga e gjitha Italia futbollistike, nëse do jepte një penallti kundër Juventusit. Të gjithëve ju duket penallti, të japin mundësi ta shohësh përsëritje, e sheh dhe nuk e akordon?! Duhet ta jepte atë dreq penalltie dhe të gjithë do të kënaqeshin. U befasova shumë kur e pashë që nuk e akordoi atë penallti”, thekson Marçelo Lipi.