Mançester Siti ka njoftuar rinovimin e kontratës deri në vitin 2025 me lojtarin portugez Bernardo Silva. Futbollisti i blerë nga Monako në verën e 2017-ës ka treguar një rritje të jashtëzakonshme këtë sezon.
Në vitin e parë në Angli, Silva u aktivizua më së shumti si zëvendësues, por tani Guardiola i ka dhënë besimin për të qenë një titullar i përhershëm te “qytetarët”.
Silva është një ndër shumë yjet e Sitit që kanë nënshkruar rinovime afatgjata me klubin gjatë muajve të fundit pas Stërling, De Brujn, Laport.
— Manchester City (@ManCity) March 13, 2019