U shpall kampion bote, Barcelona i thotë të largohet

Të jesh pjesë e kombëtares kampione bote mund të klasifikohesh si një prej lojtarëve më të mirë në botë, por gjithçka ka ndryshuar për mbrojtësin Samuel Umtiti. Francezi ishte një lojtar shumë premtues kur u largua nga Lioni për Barcelonën, por te katalanasit ka qenë i pafat.

Shumë dëmtime dhe konkurrencë e fortë në prapavijë kanë bërë që Umtiti më shumë të qëndrojë jashtë fushave, sidomos këtë sezon, ku nuk luan prej shumë muajsh për shkak të një dëmtimi të rëndë. Klubi i Barcelonës ka vendosur ta nxjerrë në shitje 25-vjeçarin, interes për të cilin ka nga dy klube angleze.

Arsenali dhe Mançester Junajtid janë në kërkim të përforcimeve në prapavijë dhe Umtiti është një alternativë e mirë, pasi vlera e tij në treg ka rënë ndjeshëm. Mbetet për t’u parë nëse dy klubet angleze do të jenë gati të paguajnë shumë e kërkuar nga katalanasit, por një gjë është e sigurt: E ardhmja e francezit kampion bote është larg “Camp Nou”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online