Kastrioti është dënuar me dy ndeshje në fushë asnjanëse dhe sfidën përballë Laçit, krutanët do e luajnë në stadiumin “Niko Dovana” në Durrës. Ekipi i drejtuar nga ka marrë shumë rezultate pozitive në javët e fundit dhe do të synojnë të ruajnë ecurinë.
Ditën e diel, Kastrioti do të luajë kundër Laçit, me kurbinasit që mposhtën kryesuesit e Partizanit dhe janë në një moment shumë të mirë. Një sfidë delikate kjo për të dyja skuadrat dhe fakti që ndeshja do të luhet në fushë asnjanëse, nuk sheh favorit asnjë nga ekipet.
Me Devollin në krye të pankinës, Kastrioti ka marrë katër fitore në pesë ndeshje, por përballë Laçit pritet ta kenë të vështirë, pasi kurbinasit kanë treguar se mund të mposhtin këdo këtë sezon.