Java e 18-të me ndeshje të “ftohta”, ja kalendari dhe pritshmëritë

Të shtunën do të luhen të gjitha ndeshjet e javës së 18-të të Kategorisë së Parë dhe kështu do të përmbyllet edhe faza e dytë. Në Grupin A, Vllaznia kryesuese pret Ilirinë e Fushë Krujës, një ndeshje e lehtë për shkodranët. Po kështu duket për shijakasit në sfidën Erzeni-Vora.

Besëlidhja pret Korabin, një ndeshje rivale mes tyre në minigrupin e pesë skuadrave të para në këtë grup, kurse Dinamo pret Burrelin që këtë javë shënoi fitore të thellë ndaj Veleçikut. Koplikasit presin Shënkollin, një ndeshje për pikë, që favorizon vendasit.

Në Grupin B, interesante mbetet ndeshja Orikum Bylisi. Ballshiotët nuk luajtën me Tomorin dhe Oriku fitoi në transfertë me Apoloninë. Besa ka një ndeshje të lehtë me Turbinën e vendit të fundit, e po kështu duket sfida Tomori-Elbasani. Dy ndeshjet e tjera: Egnatia-Apolonia dhe Pogradeci-Lushnja, favorite shohin skuadrat vendase.

AGRON KAJA

KATEGORIA E PARË – Java 18

GRUPI A
Të shtunën, 23 shkurt 2019
Veleçiku-Shënkolli     14:00
Erzeni-Vora                 14:00
Vllaznia-Iliria               14:00
Besëlidhja-Korabi      14:00
Dinamo-Burreli          14:00

GRUPI B
Të shtunën, 23 shkurt 2019
Besa-Turbina               14:00
Egnatia-Apolonia        14:00
Oriku-Bylis                   14:00
Tomori-Elbasani         14:00
Pogradeci-Lushnja     14:00

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online