Shifrat janë frikshme, Junajtid është shndërruar në “bishë” nga Solskjaer

Në fund të vitit të shkuar, konkretisht më 19 dhjetor, Mançester Junajtid vuri në krye të pankinës së saj, Ole Gunar Solskjaer, duke shkarkuar Zhose Murinjon.

Sezoni i “djajve të kuq” deri në dhjetor, ishte gati i gjithi për t’u harruar, pasi ndodheshin më shumë se 10 pikë larg vendit të katërt që të çon në Champions sezonin e ardhshëm. Ardhja e Solskjaer ka shndërruar krejtësisht ekipin e Junajtid, teksa tashmë e shohin veten vetëm 2 pikë më pak se Çelsi i vendit të katërt.

Solskjaer e drejton ekipin prej 10 takimesh, ku ka marrë 9 fitore dhe një barazim. Krahasuar me Zhose Murinjon, tekniku norvegjez është në dominancë të plotë, për sa i përket statistikave. Këtë sezon, me Murinjon në stol, Junajtid numëron një përqindje fitoresh prej 41.2%. Përqindja e Solskjaer është më shumë se dyfishi i asaj të luzitanit.

Ish-futbollisti i Junajtid, ka një përqindje fitoresh prej 87.5%. Pikët mesatare për ndeshje janë 2.75 për Solskjaer, krahasuar me vetëm 1.5 pikë të Murinjos. 1.7 ishte mesatarja e golave të shënuar në kohën e Murinjos, ndërsa tani Junajtid shënon 2.5 gola mesatarisht. Ndryshimi është i qartë, nuk ka nevojë për shumë koment…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *