Ofertë tunduese nga Kina, Niang gati të “lajë duart” me Europën

0

Pesë vite më parë Mbaje Niang ishte një ndër lojtarët më premtues në Europë. Karriera e franko-senegalezit nuk mori trajektoren që dëshironin shumë tifozë të ish-ekipit të tij Milanit.

Sot 24-vjeçari aktivizohet në Francë me skuadrën e Renesë, ku ndodhet i huazuar nga Torino. Rikthimi në vendlindje duket se i ka bërë mirë sulmuesit, i cili ka tërhequr vëmendjen e ekipeve kineze, merkato e të cilave është ende e hapur.

Shangai Shenhua është skuadra e interesuar për Niang. Sipas “footmercato”, klubi kinez ka gjetur akordin me Torinon, por mbeten për t’u bindur drejtuesit e Renesë, pasi huazimi i lojtarit përfundon në qershor dhe marrëveshja nuk mund të pritet në mënyrë të njëanshme.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.