Perishiç çohet në stol, e ardhmja e kroatit në duart e një shqiptari

E ardhmja e Ivan Perishiç është gjithmonë e më larg Interit. Sipas së përditshmes italiane “Gazzeta Dello Sport”, kroati ka kërkuar që të largohet nga ekipi zikaltër. Për shkak të kësaj aryeje, klubi ka vendosur që 30-vjeçari të qëndrojë në stol përballjes ndaj Torinos.

Klubi i interesuar për lojtarin e përfaqësueses kroate është Arsenali. Interi  pranon ta shesë lojtarin, nëse vjen oferta e duhur. Për momentin negociatat kanë ngecur te fakti që “topçinjtë”, kërkojnë ta marrin lojtarin në formë huazimi me të drejtë blerje.

Personi që po ndërmjetëson bisedimet midis dy klubeve është agjenti shqiptar Fali Ramadani. Tetovari është prej vitesh përfaqësues i Perishiç dhe ka qenë pikërisht ai që ka “orkestruar” kalimin e kroatit nga Volfsburgi tek Interi, katër vite më parë.

Fali Ramadani

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *