VIDEO | Kështjella e Kastriotit është në Gjirokastër, Luftëtari dështim total

Një fitore madhështore e Kastriotit në Gjirokastër, kështu mund të cilësohet suksesi i skuadrës së Bledar Devollit që ka shpartalluar në qytetin jugor skuadrën bluzi. Skuadrat vinin me shumë ndryshime, por duket se largimet nga Luftëtari kanë krijuar një boshllëk shumë të madh në skuadër.

Ndeshja nisi mirë për krutanët që e gjetën rrugën e rrjetës pas vetëm 10 minutash lojë me Roxherin që me portën e boshatisur nuk e pati të vështirë që të shënonte. Në sekondat e fundit të fraksionit të parë Rapa ndërhyri në mënyrë të parregullt ndaj brazilianit të Kastriotit dhe gjyqtari sinjalizoi penallti.

Nuk gaboi nga pika e bardhë e penalltisë Herald Marku. Edhe pse goli i Filit krijoi iluzionin se vendasit mund të tentonin për të mos dalë duarbosh, minuta e fundit të ndeshjes ishin një makth i vërtetë për gjirokastritët që në harkun kohor të 6 minutave pësuan edhe tre gola të tjerë me Herald Markun që shënoi golin e dytë personal, ,më pas ishte Rami dhe në fund Taulant Marku që vulosën këtë triumf me pesë yje të veriorëve.

Gjirokastra duket se është toka e premtuar për skuadrën e Kastriotit që fitoren e vetme këtë edicion në transfertë e kishte arritur pikërisht në javën e parë po në të njëjtin stadium ku sot mori dhe 3 pikë të tjera që i japin shpresë për mbijetesën. Luftëtari merr një goditje të madhe dhe tani rrezikojnë seriozisht, pasi skuadra u duke se ka shumë mangësi në takimin e sotëm.

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 19

E diel, më 27 janar, ora 14:00
Stadiumi “Luftëtari”, Gjirokastër

Luftëtari 1-5 Kastrioti
Shënues: Fili / Roxher 10′, H. Marku 45+4′ (penallti), 83′, Rami 84′, T. Marku 90′

Luftëtari: Ruçi, Demo (Oshafi 76′), Rapa, Hoxha, Xhekson, Aleksi, Açka (Ilievski 46′) , Fili, Hanti, Rrapo, Dunga. Trajner: G. Mezani

Kastrioti: Puja, Husein (Rami 76′), T. Marku, Shehi, Ndreca, Ymeraj, Shehu, Bardhi, Roxher, H.Marku, Vatnikaj. Trajner: B. Devolli.

Kartonë të verdhë: Rapa 47′ / Vatnikaj 26′, Shehu 41′, H. Marku 48′

Gjyqtarë. Emirion Sino, Ilir Tartari, Edlir Malo, Laver Alla.

Delegat: Petrit Brahja. Vëzhgues: Arjan Mali.

 – EPISODET

90’ Shënon edhe Taulant Marku.  Sulmuesi rrotullohet mirë në hyrje të zonës dhe realizon golin e pestë për skuadrën e tij.

86’ Rami gjendet i lirë brenda zonës pas një krosimi perfekt nga Zhunior. Lojtari i Kastriotit tregohet i saktë me të djathtën dhe shënon golin e katërt për krutanët.

83’ Herald Marku duket në një ditë të shkëlqyer. Këmbëmajti lëshon një goditje shumë të bukur nga jashtë zone dhe mposht për herë të tretë portierin e Luftëtarit.

77′ – Oshafi provon nga fare pranë, por nuk e gjen dot rrugën e rrjetës.

 

70′ – Pas një topi të gjatë të Hoxhës, Fili godet bukur me kokë dhe realion golin e parë me fanellën bluzi.

60 ‘ – Ymeraj provon të rrezikojë, por goditja e tij është e gabuar!

53’ – Pas harkimit të Xhekson, Hoxha devijon për Filin, me sulmuesin që përshëndet rrjetën, por kryesori sinjalizon një faull në sulm.

45+4’ Një penallti e kontestuar bën që Kastrioti të dyfishojë shifrat. Herald Marku tregohet i saktë nga pika e bardhë dhe ndëshkon Luftëtarin. 2-0 mbyllet pjesa e parë.

45+3′ – Rasti i ndërhyrjes në dëm të lojtarit të Kastriotit.

 

32′ – Dunga realizon, por asistenti sinjalizon pozicion jashtë loje. Moment i diskutueshëm.

18’ – Fili vertikalizon mjaft bukur për Dungën, i cili në mënyrë të habitshme gabon nga fare pranë portës.

GOOOL – 15’  -Roxher depërton mjaft mirë nga e djathta dhe në një pozicion diagonal me portën tenton goditjen. Ruçi largon në këndore këtë herë.

10 ‘ – Pas këmbënguljes së Ndrecës, Roxher nuk e ka të vështirë që të gjejë rrugën e rrjetës me portën e boshatisur.

1′ – NIS NDESHJA!

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online