Mançester Junajtid ka pësuar një transformim rrënjësor në duart e Ole Gunar Solskjaer. “Djajtë e Kuq” mundën me rezultatin 3 – 1 Arsenalin dhe për më tepër në shtëpinë e këtyre të fundit “Emirates Stadium”, në përballjen e vlefshme për raundin e katërt të “FA Cup”.
Në mënyrë ironike takimin e zhbllokoi Aleksis Sançez që vinte në këtë ndeshje me statusin e “ish”-it. Vetëm dy minuta më vonë Lingard dyfishoi rezultatin për Mançesterin, ndërsa Obamejang ngushtoi diferencën pak minuta para përfundimit të pjesës së parë.
? | Who else but @Alexis_Sanchez? pic.twitter.com/EliETpIppu
— Emirates FA Cup (@EmiratesFACup) January 25, 2019
Gjatë pjesës së dytë “topçinjtë” morën kontrollin e lojës, por pa mundur të jenë konkret me rastet e krijuara. Sigurisht, nuk mund të mungonte një paraqitje klasi e David De Geas.
Martial's Goal vs Arsenal#ARSMUN #EmiratesFACup
— The True Red Devils (@TrueRedDevils__) January 25, 2019
Antoni Marsial arriti të bëhej protagonist i takimit të sotëm edhe pse u fut si rezervë. Një kundërsulm i udhëhequr nga Pol Pogba u finalizua me sukses nga bashkëkombësi i tij francez.
? | Tony Martial scores again! pic.twitter.com/vneVnX1you
— Emirates FA Cup (@EmiratesFACup) January 25, 2019