Monçi hidhet në sulm, ja dy objektivat e Romës për merkaton e dimrit

Dy fitoret e fundit në kampionat kanë qetësuar disi situatën te Roma. Verdhekuqtë ndodhen vetëm dy pikë larg vendit të katërt, por në klub e dinë mirë se këtë sezon, sigurimi i një bilete në Champions, do të jetë mision shumë i vështirë.

Për të ndihmuar skuadrën në pesë muajt e ardhshëm, presidenti Palota dhe drejtori sportiv Monçi po përgatiten për sjellë në kryeqytetin italian dy përforcime për trajneri Euzebio Di Franncesko.

Lojtari më i përfolur është mesfushori Julian Vaigl, i cili te Dortmund nuk po gjen më minuta dhe kalimi në Itali do të ishte një lëvizje e mirëpritur nga lojtari, opsione të tjera për mesfushën janë Samaseku i Salcburgut dhe Pulgar i Bolonjës.

Përforcime do të ketë edhe në sulm, ku Roma po negocion me Çelsin për të marrë në huazim deri në fund të sezonit, sulmuesin belg Miçi Batshuaji, i cili vjen pas eksperience zhgënjyese te Valencia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *