VIDEO | Dy “krisma” në fillim dhe në fund, Napoli likuidon Atalantën

Një gol në fillimin e ndeshjes dhe një tjetër në fund i dhuruan tre pikët Napolit në transfertën e vështirë kundër Atalantës. Fabian Ruiz dhe Milik ishin autorët e golave për ekipin e Ançelotit, ndërsa Zapata barazoi përkohësisht rezultatin në pjesën e dytë.

Ndeshja nisi me gol dhe Napoli e gjeti shumë shpejt. Pa u mbyllur minuta e parë, Fabian Ruiz kaloi miqtë në avantazh. Pasime të bukura të Napolit, mbrojtja e Atalantës shumë lart dhe Insinje shkëputet për të mos e kapur kush. Sulmuesi dhuroi një asist për spanjollin Ruiz, i cili nuk e pati të vështirë të shënonte.

Pjesa e parë nuk dhuroi më gola, ndërsa e dyta nisi mbarë për vendasit. Duvan Zapata mori një pasim në zonë nga Hatebër dhe barazoi shifrat në minutën e 56. U duk se ndeshja po mbyllje në barazim, por Napoli nuk dorëzohet kurrë.

Mario Rui lëshoi një top në zonën e Atalantës nga krahu i majtë dhe Milik mposhti Berishën, duke i dhuruar fitoren ekipit të tij. Ky trepikësh e konfirmon Napolin në vendin e dytë dhe diferenca me Juventusin rikthehet në 8 pikë.

Berisha ishte titullar për Atalantën, ndërsa Berat Gjimishti e ndoqi takimin nga pankina. Në krahun tjetër, Elseid Hysaj e nisi nga stoli dhe Ançeloti vendosi ta fuste shkodranin në fushë në minutën e 77 në vend të Maksimoviç.

Atalanta-Napoli 1-2
(Zapata 56′ / Fabian Ruiz 2′, Milik 85′)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *