Në Angli ka derbi për Shkriniar, Zhang i vë çmimin

Milan Shkriniar është një ndër lojtarët që kanë spikatur më së shumti te skuadra e Interit. Qendërmbrojtësi iu deshën pak ndeshje për të bindur tifozerinë zikaltër dhe tani është një ndër lojtarët më të kërkuar në treg.

Anglia është vendi nga ku kanë ardhur ofertat më të shtrenjta për të. Dy ekipet e qytetit të Mançesterit, Siti e Junajtid kanë bërë çmos për të blerë kartonin e sllovakut, duke dërguar çeqe me vlerë deri në 75 milionë Euro në zyrat e klubit zikaltër, por çdo gjë e ka një çmim.

Sipas “fcinterneës.it”, presidenti i Interit, Stiven Zhang është i gatshëm ta shesë 23-vjeçarin, por për këtë do të duhet një ofertë që i kalon 90 milionë Euro, një shumë kjo që do të vendoste një rekord të ri përsa i përket mbrojtësave, duke thyer rekordin aktual që mbahet nga Liverpuli që shpenzoi 86 milionë Euro për të blerë kartonin e Virxhin Van Dajk nga Sauthemptoni  në janarin e këtij viti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *