Bruno Telushi shënoi golin e katërt me fanellën e Partizanit dhe është shënuesi më i mirë i skuadrës së tij deri në këto momente. Mesfushori vlonjat nuk është se e kishte menduar diçka të tillë në fillim. Në emisionin “Gol pas Goli”, në Supersport, ai tha: “S’e kam menduar të jem golashënues. Asani e të tjerët bëjnë rasti. Fati ishte me mua edhe sot, goli ishte meritë e profesorit që më shty në zonë për të kërcyer”.
“Disfata me Skënderbeun? Të humbësh në futboll është normale, janë tre rezultate brenda. Me Skënderbeun dhamë maksimumin, patëm më shumë raste. Ata i shënuan të tyret. Pas ndeshjes folëm dhe i dhamë kurajo njëri-tjetri”.
“Kartoni i verdhë? Nuk më është kërkuar të marr të verdhë, thjesht bëra lojën time. U ruajtja të mos bëj ndonjë faull të rrezikshëm. U ruajtja të mos marr të verdhë në fakt. Ndoshta ishte menduar, që ta merrja sot e të mungoja me Krujën. Por dhe me ta është ndeshje e vështirë, të gjitha ekipet kanë pasur probleme me të.
“Favorizim nga arbitri? Me gjithë respektin që kam për profesor Klodin, por nuk e di ku i ka pa 14 lojtarët tanë. Vetëm një faull i Roloviç ishte, por ishte 40 metra larg. Me Esatin mund të ishte penallti nuk u dha, kurse me Sebinon në Kamzë u dha. Nuk mendoj se u favorizuam sot”.