Gega: Telushin e shtyj të godasë, nuk replikoj me Duron

0

Skënder Gega, trajneri i Partizanit, në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport, analizoi fitoren e marrë në ndeshjen me Kamzën.  “U bë një ndeshje e vështirë, sidomos në pjesën e dytë. në pjesën e parë patëm shumë raste, kishim më shumë. Nëse nuk shënon, me 1-0 kundërshtari kalon edhe në aventurë. me pak guxim mund t;i ndëshkonim. Me rëndësi është që e kaluam mërzinë e Skënderbeut dhe morëm tre pikë.

“Nuk shënon sulmi? Është diçka që duket, nuk jemi komodë me shënimin. Janë tre djem të rinj dhe jam i kënaqur me atë që kanë dhënë. U ndje lodhja e ndeshjes me Skënderbeun, ndaj i ndryshova. Me qetësi do i rregullojmë gjërat. Telushin jam munduar ta shtyj, pasi ka goditje të mirë. Por edhe në ajër është i fortë. Duhet ta mbyllnim ndeshjen që në pjesën e parë, i kishim mundësitë. Presioni është i madh dhe djemtë janë të rinj”.

“Çinari? Ai ka tiparet e një mesfushori krahu, ose sulmuesi. Është ndryshe nga Asani e Mala. Mund ta lija më gjatë, por mendova se Mensah do e kthehej në pikë pasimi. Jam i kënaqur me Çinarin, e ka potencialin. Me rëndësi është që ai të mos mërzitet. U prish pak ajo loja e mëparshme. Koten e futa në vend të Hilës, Telushi ishte i lodhur dhe e la pak të veçuar. Më pas bëri mirë. Futa edhe Atandën. Gjithsesi duhet të korrigjohemi, por koha është e shkurtër”.

“Kartonët e verdhë? Për herë të parë i thashë lojtarëve që të marrin kartonë, për të pushuar. Telushi nuk e mori për të munguar ndaj Krujës. Do përballemi me vështirësitë, ndërkohë na kthehet Hila. Atanda dublon dhe ka shkuar mirë me Belicën, ndaj Gojkoviç nuk ka luajtur. Do jetë në ndeshjen e radhës”.

“Deklarata e Duros? Nuk dua ta komentoj deklaratën e tij. Unë e kam të qartë se sa raste humbën në pjesën e parë dhe me sa fat ata nuk u ndëshkuan. Ishin dy shtylla dhe disa raste. Në pjesën e dytë ishin në mesfushën tonë, veç një shtylle nuk patën raste të tjera. Pjesa e parë ishte e jona me raste e lojë”.

“Kërkimi i një sulmuesi? Kam shpresë që këta që kemi të bëjnë maksimumin. Kur të vijë momenti do flasim. Nuk do jetë sekret. Nuk jam person që u krijoj panik lojtarëve me të cilët punoj”.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.