Numërimi mbrapsht i Napolit: “San Paolo” ferri i PSG, por jo vetëm!

Napoli shpartalloi mbrëmjen e kaluar Empolin me rezultatin 5-1, duke vazhduar ndjekjen e Juventusit. Djemtë e Ançelotit ndajnë vendin e dytë me Interin (me nga 25 pikë), ndërkohë që Juventusi ka tre pikë më shumë (28 pikë) dhe një ndeshje për të luajtur.

Kundër Empolit ishin të pranishëm 30 mijë tifozë në stadium, të cilët shijuan magjitë e Mertens, ndërsa të martën vjen radha e PSG. Biletat për sfidën e Champions-it kanë “avulluar” dhe atmosfera në Napoli është fantastike. Në stadiumin “San Paolo” priten më shumë se 50 mijë tifozë dhe një gjë e tillë emocionon dhe Karlo Ançelotin.

Mezi po pres për të mbërritur në stadium të martën për të shijuar atmosferën”, është shprehur trajneri i Napolit, që do të hidhte një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit me një fitore të mundshme.

Tifozët do të jenë një shtysë e madhe për Hysajn me shokë dhe do të tentojnë t’i “nxijnë jetën” kundërshtarëve francezë. Por, tifozët napolitanë kanë dhe një objektiv tjetër. Ai është një njohje e vjetër e tyre dhe akoma një idhull në qytetin jugor të Italisë. Flasim për Edinson Kavanin, i cili do të rikthehet me statusin e ish-it. Uruguaiani ka kaluar tre sezone të paharrueshme me Napolin dhe ëndrra e tifozëve është rikthimi i tij.

Për një gjë të tillë u fol gjatë merkatos së verës, por asgjë konkrete. Kohët e fundit janë shtuar zërat për një rikthim të tij, por asgjë nuk do të jetë e thjeshtë. Tifozët e Napolit nuk dorëzohen dhe të martën në mbrëmje, ata janë gati t’i dhurojnë një pritje emocionuese, që mund të ndikojë në mbushjen e mendjes së sulmuesit për të lënë PSG në verë dhe për t’u rikthyer.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online