Lacio ka siguruar fitoren e dytë radhazi duke mundur në transfertë Empolin e sapo ngjitur me rezultatin 1-0. Golin e vetëm të takimit e shënoi Parolo. Mesfushori 33-vjeçar shfrytëzoi një gabim të mbrojtjes vendase, dhe shtyu me lehtësi topin drejt portës së kundërshtareve.
Empoli u tregua kockë e fortë duke e vënë disa herë në vështirësi ekipin e Simone Inzagit, por një Strakosha në super formë, i siguroi Lacios tri pikëshin me një pritje fantastike në minutën e fundit të takimit.
Wow, Strakosha! Saves Lazio all 3 points off pretty much the last kick of the game pic.twitter.com/RIRzZedMaH
— Alex McGovern (@AlexMcGovern11) September 16, 2018