VIDEO| Ibrahimoviç në versionin e animuar, ja golat më të bukur të suedezit

Zllatan Ibrahimoviç ka luajtur me shumë skuadra në Europë dhe kudo që ka shkelur ka lënë gjurmët e tij jo vetëm me trofetë e fituar, por dhe me supergolat që ai ka shënuar. Në Amerikën e largët, ai regjistroi shifrën e 500 golave si profesionist dhe normalisht që është një shifër shumë e lartë për një futbollist.

Vetë lojtari duket se është i entuziazmuar për këtë arritje dhe ka zgjedhur që përmes një postimi në “twitter” ta “festojë” arritjen e 500 golave. Sulmuesi gjigant, i cili në shumicën e rasteve është më shumë modest seç duhet, këtë herë ka falënderuar të gjitha skuadrat ku ai ka luajtur.

Në videon e postuar nga vetë ai shihen disa nga golat më të bukur që ai ka shënuar, por jo në versionin normal, por të përshtatur si në filmat e animuar. Gola për t’u shijuar edhe në këtë version!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online