Xhenaro Gatuzo është rikthyer para mikrofonit të “Milan TV”, për humbjen ndaj Napolit dhe për sfidën e vështirë që i pret kuqezinjtë fundjavën e ardhshme përballë Romës. Tekniku italian ka vlerësuar pikat e forta të skuadrës, si dhe përmendi se do t’i duhet pak kohë për të rregulluar pjesën ku çalon loja e ekipit të tij.
DIFEKTET – “Ishim zotër të fushës për 60 minutat e para, pastaj goli i parë na çoroditi dhe nuk u dukëm më në fushë dhe këtu kam pendesën më të madhe. Jemi të fortë, na duhet të korrigjojmë disa gabime, kjo kërkon kohë, megjithëse e di shumë mirë se nuk kemi shumë në dispozicion”.
HIGUAIN – “Jam shumë i kënaqur me paraqitjen e tij. Tani do të na duhet që lojtarët e tjerë të bëjnë pjesën e tyre dhe të fillojnë që t’i shërbejnë më shumë raste”.
SFIDA NDAJ ROMËS – “Do të na duhet të përgatitemi mirë, pasi bëhet fjalë për një kundërshtar tepër të fortë. Do të përpiqemi të mbajmë të njëjtat gjëra pozitive që shfaqëm ndaj Napolit, pasi nuk është e lehtë të luash ashtu në “San Paulo”, si dhe do të punojmë fort për të eliminuar problemet që shfaqëm.