600 “perlat” e Mesit, gjithçka në 14 vite: Një ndeshje e madhe!

Lionel Mesi shënoi dy gola në fitoren 3-0 përballë Liverpulit, në gjysmëfinalen e parë të Ligës së Kampionëve mes dy skuadrave. Në “Camp Nou”, të gjithë shijuan magjinë që dhuroi “Pleshti”, i cili bëri një ndeshje të madhe.

Në minutën e 75’, argjentinasi shënoi golin e parë, ndërsa në minutën e 83’, realizoi dhe golin e dytë personal, një kryevepër. Ky gol, ishte i 600-ti për 32-vjeçarin, i cili për koeçidencë, golin e parë e ka shënuar pikërisht me datën 1 maj të vitit 2005, përballë Albasetes në kampionët. Magjistar…

Pas ndeshjes, Mesi foli shkurtimisht, duke thënë se ndeshja e sotme përballë Liverpulit ishte e shkëlqyer: “Një rezultat shumë i mirë, bëmë një ndeshje të madhe. Krijuam shumë raste dhe e gjithë skuadra luajti në maksimum. Asgjë nuk ka mbaruar, por sot ia dolëm të merrnim atë që dëshironim.

Jemi në një moment të bukur, por duhet të qëndrojmë të bashkuar. Lojtarët dhe tifozët, duhet unitet. Është diçka e shëmtuar të shohësh Kutinjon të bombardohet ashtu. Duhet unitet dhe të mbështetim njëri-tjetrin”, u shpreh argjentinasi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online