40 milionë euro për 128 minuta, Malkom drejt largimit

Më 24 korrik të vitit të kaluar, Barcelona pagoi 40 milionë euro për të blerë kartonin e futbollistit brazilian Malkom nga klubi  i Bordosë. Që nga ai moment kanë kaluar tetë muaj dhe me siguri të dyja palët janë të zhgënjyera.

Malkom ka luajtur vetëm 128 minuta deri më tani në La Liga, shtatë aktivizime si rezervë dhe një si titullar. Është e qartë që situatë e tillë nuk mund të vazhdoj dhe për këtë arsye drejtuesit katalanas kanë vendosur ta nxjerrin në shitje 22-vjeçarin.

Sipas medies katalanse “SPORT”, Barcelona kërkon jo më pak se 70 milionë euro në këmbim të kartonit të lojtarit. Kërkesat e kampionëve të Spanjës janë shumë të larta, por s’duhet janarit për Malkom erdhi një ofertë prej 55 milionë eurosh nga një ekip kinez.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online