Talenti i Shqipërisë U19 nënshkruan me Sporting Lisbonën

0

Dean Liço është zyrtarisht lojtar i Sporting Lisbonës në Portugali. Talenti 18-vjeçar i është bashkuar sot gjigantit portugez dhe konsiderohet si një lojtar me shumë të ardhme. Liço e ka nisur karrierën te Skënderbeu, ku është aktivizuar për skuadrën U-17 të “Ujqërve”.

Paraqitjet e tij të mira u konkretizuan më një kalim në Spanjë, te skuadra e Leganes B, ku ka luajtur për një sezon e gjysmë. Edhe në gadishullin iberik, 18-vjeçari ka bërë paraqitje të mira dhe tashmë, gjiganti portugez i Sporting Lisbonës ka siguruar firmën e tij.

Liço është aktivizuar edhe për Shqipëri U-17, si dhe tashmë është i grumbulluar edhe me Shqipërinë U-19. Një lojtar që premton shumë për të ardhmen. Mendohet se Liço do të aktivohet fillimisht me Sporting B, ku do të rritet si lojtar, më pas mund ta shohim edhe me ekipin A të skuadrës së njohur portugeze, që ka në përbërje emra si Nani dhe Bruno Fernandes.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

http://sportekspres.com/wp-content/uploads/2019/02/fotoblinibilta.jpeg