ZYRTARE | Milani në Prishtinë, “djalli” fton tifozët në “Fadil Vokrri”

0

Pak javë më parë Feronikeli lajmëroi arritjen e një marrëveshje për zhvillimin e një miqësoreje me klubin e njohur italian, AC Milan. Ditën e sotme lajmi është konfirmuar dhe nga pala italiane. Takimi miqësor midis kampionëve të IPKO Superligës dhe Milanit do të zhvillohet më datë 10 gusht, ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”, Prishtinë.

Klubi italian ka ftuar të gjithë fansat e tyre në Kosovë e në vendet e tjera të ballkanit për të qenë të pranishëm në këtë ndeshje. Ndeshja do të transmetohet në Kosovë nga “RTV Dukagjini”. Mëposhtë keni linkun ku mund të porosisni biletat.

http://bileta.t-ticket.al/biglietteria/listaEventiPub.do

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.