Zyrtare, merret vendimi për Laçi-Skënderbeu

0

Më në fund është zgjidhur çështja e ndeshjes Laçi-Skënderbeu. U mendua për një shtyrje të kësaj sfide, për shkak të pamundësisë së kurbinasve për të gjetur një stadium të lirë. Në stadiumin e bardhezinjve po punohet dhe nuk është akoma gati, por kjo përballje do të zhvillohet në ditën e përcaktuar.

Kjo ndeshje do të zhvillohet ditën e mërkurë në stadiumin “Selman Stërmasi”, në orën 14:00. FSHF ka konfirmuar një gjë të tillë në njoftimin e bërë për mediat, duke i dhënë fund polemikave të krijuara.

Dy ndeshje brenda dy ditësh në “Selman Stërmasi”, me Tirana-Kukësi që do të luhet të martën në orën 18:00, ndërsa në më pak se 24 orë më vonë, Laçi dhe Skënderbeu do të zbresin në fushë për t’u përballur me njëra tjetrën.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.