Zbulohet oferta për Inzagin, trajneri gati për etapën e radhës

Filipo Inzagi është pranë rikthimit në stol. Trajneri qëndron pushim që prej 28 janarit, ditë kur Bolonja vendosi ta shkarkonte nga stoli.

45-vjeçari është nga ata persona që nuk ia dalin të qëndrojnë gjatë larg futbollit. Inzagi është zgjedhja e parë e Beneventos për stolin. Klubi italian garon në Serie B dhe synon rikthimin në Serie A.

Sezonin e fundit ishin pranë, por Çitadela i eliminoi në ndeshjet “play-off”. Sipas raportimeve të mediave italiane, Superpipon e pret një ofertë dy-vjeçare. Merkaton do e bëjë vetë trajneri, i cili do të zgjedhë lojtarët e duhur për të synuar kalimin e Beneventos një kategori më lart. Më parë Filipo Inzagi ka drejtuar Milanin, Venecian dhe Bolonjën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *