Xhokoviç rikthehet i dikurshmi, Nadal dorëzohet

0

Novak Xhokoviç duket se po rikthehet në formën e mëparshme. Tenisti serb ka mposhtur një ndër rivalët e tij më të mëdhenj, Rafal Nadal, në gjysmëfinalen e turneut “Ëimbledon”, në një përballje rrëqethëse deri në minutën e fundit. Ndeshja shkoi deri në pesë setë, dhe u vendos me “Tie-Break”.

Tenisti 31-vjeçar rikthehet kështu në një finale turneu “Grand Slam” (US Open 2016) pas dy vitesh të turbullta, ku i është dashur të kalojë probleme nga më të ndryshmet, duke filluar nga dëmtimet, që e lanë për tetë muajë jashtë aktivitetit, por edhe problemeve familjare.

Në finale Xhokoviç do të ndeshjet me afrikano-jugorin Kevin Anderson, i cili gjatë rrugës për në finale eliminoi legjendën e gjallë të sportit të tenisit Roxher Federer. Në rast triumfi , tenisti serb do të sigurojë trofeun e tij të 13-të “Grand Slam”, duke siguruar kështu vendin e katër në renditjen e tenistëve me më shumë trofe “Grand Slam” pas tri legjendave si Pit Sampras (14), Rafael Nadal (17), dhe Roxher Federer 20.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.